ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
8 destinacione që nuk rekomandohen për t’u vizituar në 2026 51 minutes ago
Përfshihet nga flakët gradaçela në Hong Kong, të paktën 13 persona humbin jetën 54 minutes ago
Arresti kardiak: Çfarë është, pse ndodh dhe pse minutat e para janë vendimtare  56 minutes ago
Merret vendimi, ja sa shpërblim do të marrin pensionistët këtë fundvit  60 minutes ago
EMRAT/ Lëvizje në qeverinë Rama, emërohen zv.ministrat e rinj 1 hour ago
Next
Prev
Home Kosova

Vetëvendosje nominon Albin Kurtin për kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit

albnews by albnews
26 November, 2025
in Kosova
0
Vetëvendosje nominon Albin Kurtin për kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje ka nominuar kryetarin e partisë, Albin Kurti si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Gjysma e spektrit politik përdori çdo mjet të mundshëm që të mos ndërtohen institucionet vitale të shtetit, vetëm për ta argumentuar që Vetëvendosje nuk ka mundësi të ecë e vetme. Që të jemi deri në fund të sinqertë, qëllimi jonë nuk ka qenë kurrë të ecim vetëm. Verdikti i popullit nuk ishte që të ecim vetëm, por me partnerin tonë. E bëmë ne edhe këtë me ftesat tonë, por u refuzuam. Refuzimi nuk është fundi i botës. Meqë u refuzuam pritëm që opozita ta bënte qeverinë, meqë ndodhi kjo.  Numrat objektivisht ishin, por ata refuzuan ta bëjnë edhe qeverinë.  LVV-në nuk e lanë, vetë nuk deshën ta bëjnë qeverinë, prandaj qytetarët me të drejtë pyesin, atëherë çka duan këta në të vërtetë. Ata vetëm duan të bllokojnë gjithçka ashtu që bllokimi i shtetit të fillojë të duket si dobësim i Vetëvendosjes. Kjo është një agjendë tepër e dëmshme dhe unë do të quaja anti-shtetërore”, tha nënkryetar i LVV Glauk Konjufca.

RelatedPosts

Prishtina vishet kuqezi për 28 Nëntorin

BE: Serbia po shkel obligimet me kundërshtimin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol

Dita e tretë e protestës, s’ka qarkullim të autobusëve në Prishtinë

Konjufca theksoi më tej se opozita tregoi në këto 9 muaj se janë në gjendje të shkojnë deri në humnerë për qëllimet e tyre penguese.

“Edhe nëse nuk ka buxhet e paga, nuk ka lidhje thonë ata, me rëndësi Albin Kurti me dështu. Kjo do të thotë me e sakrifiku shtetin që Albin Kurti me dalë keq. Shkurtëpamësi e mjerueshme dhe  e paparë deri tash. Për krejt këtë maskaradë dhe përmes kësaj po mendojnë se kështu e rrisin mbështetjen në popull. E pabesueshme. Por shyqyr që jemi në demokraci”, theksoi numri dy i Vetëvendosjes.

Ndërkohë, kreu i VV-së Albin Kurti theksoi se Kosova po shkon në zgjedhje pa dëshirën e tij, por me shtysën e atyre që refuzojnë bashkëpunimin.

“Jemi para zgjedhjeve të reja, pa dëshirën time dhe pa vullnetin e Lëvizjes sonë, por si pasojë e refuzimit nga subjektet tjera për të pasur çfarëdo bashkëpunimi me neve. Asnjë nga to nuk po arrin ta pranojnë realitetin e sidomos nga to që iu ofruam bashkëpunim.  Së pari më refuzun mu e pastaj edhe Glauk Konjufcën, të dyja herët të gjithë votuan bashkë kundër qeverisë së Lëvizjes Vetëvendosje. Me fjalë të tjera e refuzuan konstituimin, e refuzuan qeverinë Kurti 3, e refuzuan qeverinë Konjufca 1, por gjithashtu janë të njëjtët që refuzuan Albulena Haxhiun, gruan më të votuar në legjislaturën e nëntë për kryetare dhe janë të njëjtët që refuzuan edhe marrëveshjet ndërkombëtare edhe buxhetin e shtetit, buxhetin e komunave e refuzuan ta financojnë RTK-në dhe sot të bashkuar, po gjendemi para zgjedhjeve të reja dhe me rreziqet financiare”, deklaroi Kurti. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

8 destinacione që nuk rekomandohen për t’u vizituar në 2026

8 destinacione që nuk rekomandohen për t’u vizituar në 2026

26 November, 2025
Përfshihet nga flakët gradaçela në Hong Kong, të paktën 13 persona humbin jetën

Përfshihet nga flakët gradaçela në Hong Kong, të paktën 13 persona humbin jetën

26 November, 2025
Arresti kardiak: Çfarë është, pse ndodh dhe pse minutat e para janë vendimtare 

Arresti kardiak: Çfarë është, pse ndodh dhe pse minutat e para janë vendimtare 

26 November, 2025
Merret vendimi, ja sa shpërblim do të marrin pensionistët këtë fundvit 

Merret vendimi, ja sa shpërblim do të marrin pensionistët këtë fundvit 

26 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result