Greqia është përfshirë nga moti i keq. Stuhia ka goditura zona të ndryshme. Së fundmi tornado “Adel” ka përfshirë Finikoundën, duke shkaktuar dëme masive.
Pemë të rrëzuara, dëme në banesa, shtylla të rrëzuara janë imazhet e publikuara nga mediat greke. Sipas raportimeve nuk ka persona të lënduar.
Disa zona janë përballur edhe ndërprerje të energjisë elektrike. Në të njëjtën kohë, ka raportime për dëme në prodhimin bujqësor, të cilat ende nuk mund të vlerësohen plotësisht për shkak të fenomeneve të vazhdueshme.




