ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Financial Times: Euroclear paralajmëron BE-në për përdorimin e aseteve të ngrira ruse 52 seconds ago
Festa e Flamurit bën bashkë liderët e shtetit. Vlora feston (video eksluzive albuk) 27 minutes ago
Putin: Ukraina duhet të dorëzojë territor që çdo marrëveshje të jetë e mundur 58 minutes ago
Donald Trump paralajmëron operacione tokësore kundër trafikantëve venezuelas të drogës 1 hour ago
U plagos pranë Shtëpisë së Bardhë, ndërron jetë anëtarja e Gardës Kombëtare Amerikane 1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

28 Nëntor, Shqipëria kremton sot 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë

albnews by albnews
28 November, 2025
in Albania
0
28 Nëntor, Shqipëria kremton sot 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shqipëria sot feston 113– vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

28 Nëntori për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen njihet si Dita e Flamurit.

RelatedPosts

Festa e Flamurit bën bashkë liderët e shtetit. Vlora feston (video eksluzive albuk)

Kosovë, 28 Nëntori do të jetë ditë pushimi për administratën publike

Lazio “tradhton” Hysajn, mbrojtësi shqiptar jashtë listës për ndeshjet e Serie A

Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali njoftoi gjashtë Fuqitë e Mëdha: Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë.

Po ashtu, u njoftuan edhe shtetet ballkanike: Rumania, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Greqia e Turqia, duke u kërkuar njohjen e pavarësisë, si rrjedhojë e natyrshme e vullnetit të popullit shqiptar. Më 28 Nëntor, Ismail Qemali u shpall kryetar i Kuvendit dhe kryetar i parë i qeverisë së shtetit shqiptar. Pavarësia u shpall për të gjitha trojet shqiptare dhe ministrat u zgjodhën nga të gjitha krahinat shqiptare.

Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar. Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Evropës.

28 Nëntori i vitit 1912 shënon një kthesë historike për popullin shqiptar, sepse nga njëra anë mori fund sundimi gati pesëshekullor i Perandorisë Osmane, nga ana tjetër u krijuan kushtet e reja politike për të dalë nga prapambetja e madhe dhe për zhvillimin e tij më të shpejtë ekonomik, shoqëror e kulturor.

Shpallja e Pavarësisë ishte një fitore e madhe e shqiptarëve edhe kundër politikës antishqiptare të monarkive fqinje ballkanike, kundër synimeve e planeve të tyre për copëtimin e plotë të Shqipërisë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Financial Times: Euroclear paralajmëron BE-në për përdorimin e aseteve të ngrira ruse

Financial Times: Euroclear paralajmëron BE-në për përdorimin e aseteve të ngrira ruse

28 November, 2025
Festa e Flamurit bën bashkë liderët e shtetit. Vlora feston (video eksluzive albuk)

Festa e Flamurit bën bashkë liderët e shtetit. Vlora feston (video eksluzive albuk)

28 November, 2025
Putin: Ukraina duhet të dorëzojë territor që çdo marrëveshje të jetë e mundur

Putin: Ukraina duhet të dorëzojë territor që çdo marrëveshje të jetë e mundur

28 November, 2025
Donald Trump paralajmëron operacione tokësore kundër trafikantëve venezuelas të drogës

Donald Trump paralajmëron operacione tokësore kundër trafikantëve venezuelas të drogës

28 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result