ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Financial Times: Euroclear paralajmëron BE-në për përdorimin e aseteve të ngrira ruse 5 hours ago
Festa e Flamurit bën bashkë liderët e shtetit. Vlora feston (video eksluzive albuk) 5 hours ago
Putin: Ukraina duhet të dorëzojë territor që çdo marrëveshje të jetë e mundur 6 hours ago
Donald Trump paralajmëron operacione tokësore kundër trafikantëve venezuelas të drogës 6 hours ago
U plagos pranë Shtëpisë së Bardhë, ndërron jetë anëtarja e Gardës Kombëtare Amerikane 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Baza në Durrës, drejtonte “Visi i Pojës”, Antimafia: Grupi shqiptar, lidhje me “Sacra Corona Unita”

albnews by albnews
28 November, 2025
in Albania
0
Baza në Durrës, drejtonte “Visi i Pojës”, Antimafia: Grupi shqiptar, lidhje me “Sacra Corona Unita”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Grupi kriminal shqiptar bashkëpunonte edhe me mafien italiane Sacra Corona Unita, ndërsa Durrësi ishte qendra e vendimmarrjes së tyre. Autoritetet italiane e konsiderojnë këtë një nga goditjet më të mëdha kundër trafikut ndërkombëtar të drogës në vitet e fundit.

Operacioni i Antimafias së Brescias rezultoi në 24 masa sigurie dhe sekuestrime me vlerë 3 milionë euro, ndërsa janë hetuar 49 persona. Nga këta, 21 me masë sigurie arrest në burg dhe tre në arrest shtëpiak.

RelatedPosts

Washingtoni i kujton Ramës kartelet e drogës në Ditën e Flamurit

28 Nëntori, zhvillohet ceremonia shtetërore! Nderim për 113-vjetorin e Pavarësisë

Lidhje me Sacra Corona Unita, si operonte grupi shqiptar i trafikut të drogës, kokaina ‘Bugati’ nga Amerika Latine

Hetimi pesëvjeçar zbuloi se grupi importonte kokainë nga Amerika e Jugut, e cila transportohej drejt portave të Evropës Veriore dhe më pas në Itali me kamionë. Droga ruhej në gjashtë baza operative, tre prej të cilave në provincën e Brescias.

Sipas hetuesve, krerët që jepnin urdhërat nga Durrësi janë Denis Myftiu, Erion Kapidani dhe Elvis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”, shkruan A2 CNN. Ata udhëzonin grupet që menaxhonin magazinat në Itali, ku droga ndahej dhe shpërndahej në rrjet të mirëorganizuar.

Një pjesë e parave nga trafiku dërgohej në Shqipëri dhe pastrohej përmes njerëzve të autorizuar dhe bizneseve, ndërsa për transportin logjistik përdorej edhe një kompani e rregullt italiane, ku punonte Giuseppe Iorio, i vendosur në arrest shtëpiak.

Baza e Puglias, e menaxhuar nga Altin Shehaj dhe Vincenzo Bruno, ishte nyja kyçe për furnizimin e drogës dhe lidhej direkt me Sacra Corona Unita. Hetuesit konfirmojnë se rreth 130 kilogramë kokainë janë dërguar nga Amerika e Jugut në këtë linjë.

Ndërkohë edhe pse operacioni ka përfunduar policia shqiptare ende nuk ka dhënë një njoftim zyrtar për ekzekutimin e masave, sa janë zbatuar dhe sa jo, por as emrat e personave. Edhe SPAK në njoftimin zyrtar nuk dha emra. Nga përsonat e shpallur në kërkim nga Antimafia 6 ndodheshin në Shqipëri ku vetëm për tre prej tyre është ekzekutuar masa, për Altin Shehaj, Erald Salla (arrest shtëpie) dhe Asti Llupi, ndërsa nuk bëhen të ditur emrat e tre personave të tjerë që nuk janë arrestuar. Ndërkohë në kuadër të hetimeve të këtij grupi SPAK arrestoi edhe oficerin e antiterrorit, Igli Haxhiaj. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Financial Times: Euroclear paralajmëron BE-në për përdorimin e aseteve të ngrira ruse

Financial Times: Euroclear paralajmëron BE-në për përdorimin e aseteve të ngrira ruse

28 November, 2025
Festa e Flamurit bën bashkë liderët e shtetit. Vlora feston (video eksluzive albuk)

Festa e Flamurit bën bashkë liderët e shtetit. Vlora feston (video eksluzive albuk)

28 November, 2025
Putin: Ukraina duhet të dorëzojë territor që çdo marrëveshje të jetë e mundur

Putin: Ukraina duhet të dorëzojë territor që çdo marrëveshje të jetë e mundur

28 November, 2025
Donald Trump paralajmëron operacione tokësore kundër trafikantëve venezuelas të drogës

Donald Trump paralajmëron operacione tokësore kundër trafikantëve venezuelas të drogës

28 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result