Arbër Hoxha dëmtohet në Kroaci, largohet me barelë nga fusha! Mësohet gjendja e sulmuesit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmuesi i Kombëtares, Arbër Hoxha, pësoi një dëmtim të rëndë dje gjatë ndeshjes së kampionatit kroat mes Dinamo Zagreb dhe Gorica në transfertë, ku skuadra e tij triumfoi 0-2.

Në minutën e 88-të, Hoxha u përplas ashpër me Bakic në mesfushë, duke ndjerë dhimbje të forta. Stafi mjekësor u fut menjëherë dhe sulmuesi u detyrua të largohej nga fusha me barelë, ndërsa shkalla e dëmtimit duket se është e lehtë.

Pas ndeshjes, Hoxha tregoi se asgjë nuk ishte serioze. “Jam, mirë. Gjithçka është në rregull”, ka thënë ai.

Arbër Hoxha po kalon një formë shumë të mirë këtë sezon, ku në 14 ndeshje ka realizuar 5 gola dhe ka dhënë 2 asiste, duke qenë një nga lojtarët kyç të skuadrës kroate. Formën e mirë sulmuesi anësor e ka treguar edhe me Kombëtaren.

Share This Article