ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Makina e bërë e famshme nga Bond u la të ndryshket gjatë – tani vlen 1 milion paund 6 minutes ago
Rritje e madhe e rasteve të gripit, ndërsa përhapet lloji i ri i gripit 10 minutes ago
Dymbëdhjetë të burgosur të tjerë u liruan gabimisht, me dy ende të zhdukur, thotë Lammy 16 minutes ago
Shtëpia e Bardhë: Admirali amerikan autorizoi ligjërisht sulmin e dytë ndaj anijes venezueliane 20 minutes ago
Maduro: Gati të mbrojmë vendin – Shtetet e Bashkuara rrisin presionin ushtarak në Karaibe 21 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

EMRAT/ Ekzekutimi e biznesmenit në Elbasan, policia zbardh krimin, në kërkim dy autorët

albnews by albnews
2 December, 2025
in Albania
0
EMRAT/ Ekzekutimi e biznesmenit në Elbasan, policia zbardh krimin, në kërkim dy autorët
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Policia ka zbardhur vrasjen e biznesmenit Mondi  Mëhalla (Edmond Hyka), krim i ndodhur më 30 nëntor në Elbasan.

RelatedPosts

I dënuar me 7.4 vite burg për trafik droge, arrestohet në aeroportin e Athinës 48-vjeçari shqiptar!

I riu gjendet i vdekur, autoritetet dyshojnë për vetëvrasje

Avokati i Popullit, Balla: S’do të propozojmë asnjë kandidat, votojmë të parin nga PD

Blutë e Elbasanit thotë se pas 24 orësh identifikohen dhe shpallen në kërkim dy shtetas të dyshuar si autorë të vrasjes. Në pranga janë vënë bashkëpunëtori i biznesmenit si dhe roja i karburantit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Strike”, u arrestuan shtetasit Xhino Ago dhe Kujtim Pisha, si edhe u shpallën në kërkim shtetasit Marselo Arani dhe Armando Kola.

Xhino Ago 32 vjeç eshte bashkepunetori i biznesmenit të vrarë, i cili akuzohet për  veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ndërsa Kujtim Pisha 52 vjeç akuzohet për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Po sipas policise, nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit  Xhino Ago, i cili ia ka dhënë me hua për përdorje shtetasit Marselo Arani.

Njoftimi:

Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 43-vjeçarit.

Si rezultat i hetimeve të thelluara e të pandërprera, pas 24 orësh identifikohen dhe shpallen në kërkim dy shtetas të dyshuar si autorë të vrasjes.

Vihet në pranga një nga bashkëpunëtorët.

Në pranga u vu edhe 52-vjeçari, për “Moskallëzim krimi”, pasi nuk ka dhënë informacion (roja i karburantit).

Gjatë veprimeve hetimore u gjet i djegur automjeti i përdorur nga autorët dhe arma e zjarrit e përdorur në ngjarje.

Gjithashtu, u sekuestruan dokumenta shitblerjeje automjeti, 3 celularë dhe 2 DVR.

Si rezultat i një pune intensive hetimore të kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “Strike”, për zbardhjen e autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 30.11.2025, në lagjen “Emin Matraxhiu”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi M. M., alias E. H., strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, gjetën prova të rëndësishme që çuan në zbardhjen e ngjarjes.

Gjithashtu, gjatë operacionit u zbardh mekanizmi i ngjarjes, i dokumentuar edhe me disa pamje filmike.

Në përfundim të hetimeve u bë arrestimi i shtetasve:

Xh. A., 32 vjeç, banues në Elbasan, (i dyshuar si bashkëpunëtor), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;

K. P., 52 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. A., 32 vjeç, banues në Elbasan, ndërkohë që ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale, si dhe A. K., 35 vjeç, banues në Laç, (të dyshuar si autorë të vrasjes), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xh. A., i cili ia ka dhënë me hua për përdorje shtetasit M. A.

Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Makina e bërë e famshme nga Bond u la të ndryshket gjatë – tani vlen 1 milion paund

Makina e bërë e famshme nga Bond u la të ndryshket gjatë – tani vlen 1 milion paund

2 December, 2025
Rritje e madhe e rasteve të gripit, ndërsa përhapet lloji i ri i gripit

Rritje e madhe e rasteve të gripit, ndërsa përhapet lloji i ri i gripit

2 December, 2025
Dymbëdhjetë të burgosur të tjerë u liruan gabimisht, me dy ende të zhdukur, thotë Lammy

Dymbëdhjetë të burgosur të tjerë u liruan gabimisht, me dy ende të zhdukur, thotë Lammy

2 December, 2025
Shtëpia e Bardhë: Admirali amerikan autorizoi ligjërisht sulmin e dytë ndaj anijes venezueliane

Shtëpia e Bardhë: Admirali amerikan autorizoi ligjërisht sulmin e dytë ndaj anijes venezueliane

2 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result