ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Makina e bërë e famshme nga Bond u la të ndryshket gjatë – tani vlen 1 milion paund 17 minutes ago
Rritje e madhe e rasteve të gripit, ndërsa përhapet lloji i ri i gripit 22 minutes ago
Dymbëdhjetë të burgosur të tjerë u liruan gabimisht, me dy ende të zhdukur, thotë Lammy 28 minutes ago
Shtëpia e Bardhë: Admirali amerikan autorizoi ligjërisht sulmin e dytë ndaj anijes venezueliane 31 minutes ago
Maduro: Gati të mbrojmë vendin – Shtetet e Bashkuara rrisin presionin ushtarak në Karaibe 33 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Shqiptarët e deportuar po paguajnë deri në 20 mijë paund për t’u rikthyer ilegalisht në Britani

albnews by albnews
2 December, 2025
in Albania, UK
0
Shqiptarët e deportuar po paguajnë deri në 20 mijë paund për t’u rikthyer ilegalisht në Britani
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Të dhëna nga gjykatat britanike tregojnë se shumë shtetas shqiptarë të deportuar po arrijnë të rikthehen ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar duke paguar deri në 20 mijë paund për trafikantët, përpara se të kapen sërish duke kryer vepra të tjera penale. Sipas “The Telegraph”, fenomeni po përshkallëzohet pavarësisht ndëshkimeve të ashpra që parashikon ligji britanik, përfshirë deri në pesë vjet burg për shkeljen e urdhrave të deportimit.

Në dallim nga shtetet e tjera, Shqipëria është vendi i vetëm ku Britania kryen fluturime të rregullta deportimi, shpesh çdo javë, për personat që kanë kryer krime apo kanë përfunduar dënimet në burgjet britanike. Megjithatë, rikthimet ilegale po ndodhin në mënyrë të vazhdueshme.

RelatedPosts

Makina e bërë e famshme nga Bond u la të ndryshket gjatë – tani vlen 1 milion paund

Rritje e madhe e rasteve të gripit, ndërsa përhapet lloji i ri i gripit

Dymbëdhjetë të burgosur të tjerë u liruan gabimisht, me dy ende të zhdukur, thotë Lammy

Një sërë rastesh të fundit e ilustrojnë qartë këtë fenomen. Dorian Puka, 29 vjeç, i dënuar dhe i deportuar dy herë për vjedhje, është rikthyer sërish në Britani ku për një vit ka provokuar autoritetet me video luksoze në rrjetet sociale, ndërkohë që procesi i tij i azilit është ende i hapur.

Një tjetër rast është ai i Dilaver Domit, 31 vjeç, i deportuar dy herë për prodhim kanabisi, por i rikthyer përsëri këtë vit përpara se të arrestohej në Penrith dhe të dënohej me 20 muaj burg. Në Bradford, dy shtetas të tjerë shqiptarë, Fatos Demucaj dhe Daniel Kabali, të deportuar më parë, u kapën duke menaxhuar një plantacion kanabisi me vlerë rreth 1 milion paund.

Rikthimet ilegale janë realizuar përmes metodave të ndryshme: furgonëve të mallrave, jahteve, fluturimeve indirekte, madje edhe gomoneve të përdorura zakonisht nga emigrantët që kalojnë Kanalin e La Manshit. Në shumë raste, trafikantët u kërkojnë kriminelëve pagesa që shkojnë deri në 20 mijë paund, ose ua mundësojnë udhëtimin falas në këmbim të kryerjes së detyrave kriminale në Britani, shkruan “The Telegraph”.

Sipas gazetës britanike faktet tregojnë se edhe pas vendimeve të shumta të deportimit, disa individë kthehen për të kryer të njëjtat krime, kryesisht prodhim e shpërndarje droge, përpara se të kapen përsëri nga policia.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Makina e bërë e famshme nga Bond u la të ndryshket gjatë – tani vlen 1 milion paund

Makina e bërë e famshme nga Bond u la të ndryshket gjatë – tani vlen 1 milion paund

2 December, 2025
Rritje e madhe e rasteve të gripit, ndërsa përhapet lloji i ri i gripit

Rritje e madhe e rasteve të gripit, ndërsa përhapet lloji i ri i gripit

2 December, 2025
Dymbëdhjetë të burgosur të tjerë u liruan gabimisht, me dy ende të zhdukur, thotë Lammy

Dymbëdhjetë të burgosur të tjerë u liruan gabimisht, me dy ende të zhdukur, thotë Lammy

2 December, 2025
Shtëpia e Bardhë: Admirali amerikan autorizoi ligjërisht sulmin e dytë ndaj anijes venezueliane

Shtëpia e Bardhë: Admirali amerikan autorizoi ligjërisht sulmin e dytë ndaj anijes venezueliane

2 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result