ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Meta nis mbylljen e llogarive nga Instagrami dhe Facebooku për fëmijët australianë 3 minutes ago
Shtyhet për 9 dhjetor seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, SPAK pyet biznesmenin Vegaj 5 minutes ago
80 vjet paqe dhe miqësi… Vizita historike e Presidentit të Gjermanisë në Angli, i shtrohet darkë dhe batuta nga Mbreti 6 minutes ago
Berisha flet për takimin e Salianjit dhe paralajmëron llogaridhënie: Disa ia mbathën nga fushata për turizëm 9 minutes ago
Mbi 600 mijë kubanë kërkojnë të marrin shtetësinë spanjolle 10 minutes ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Kim Kardashian shpërthen në lot: Kanye më akuzoi se inskenova grabitjen e Parisit

albnews by albnews
4 December, 2025
in Show - Biz
0
Kim Kardashian shpërthen në lot: Kanye më akuzoi se inskenova grabitjen e Parisit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kim Kardashian u prek thellë teksa rrëfeu se ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, e kishte akuzuar se inskenoi grabitjen e tmerrshme të vitit 2016 në Paris, një moment që ajo e përshkroi si “thikë në zemër”, në episodin më të fundit të The Kardashians.

45-vjeçarja kujtoi se përveç figurave publike dhe mediave që vunë në dyshim rrëfimin e saj, edhe Kanye, dikur njeriu më i afërt i saj -kishte thënë përpara të tjerëve: “Ti e sajove grabitjen për show.” Ky koment, tha Kim mes lotësh, e tronditi thellë: “Të mos të besojë dikush që të njeh më mirë se kushdo… kjo më dëshpëroi.”

RelatedPosts

Gjermania vë në funksion mburojën kundër raketave balistike 

“Mediat nuk kanë treguar të vërtetën!” Postimi i papritur i Ahmed Kalasë

Furnizoi me ketaminë aktorin Matthew Perry, mjeku dënohet me 30 muaj burg

Në episod, pjesa e parë i kushtohet rikthimit të ngjarjes së vitit 2016, ku Kim u kërcënua me armë dhe u lidh nga të ashtuquajturit “grabitës gjyshër”. Ajo rrëfeu se kishte jetuar me trauma për vite të tëra, nga frika se mund të ishte përdhunuar apo vrarë atë natë. Një intervistë arkivore me një prej grabitësve, Yunice Abbas, tregoi mungesën e çdo pendese nga ana e tij.

Ndërsa Kim dhe nëna e saj, Kris Jenner, udhëtonin drejt gjykatës në Paris, në vizitën e saj të parë në vendngjarje pas pothuajse një dekade, ajo u shpreh se dëshironte “thjesht ta përfundonte këtë kapitull”. Khloé Kardashian, në një rrëfim të sajin, kujtoi se shumë persona publikë, përfshirë Howard Stern, kishin vënë në dyshim nëse grabitja kishte ndodhur vërtet.

Episodi u fokusua në dëshminë e Kim-it dhe momentin e përballjes me të vërtetën e dhimbshme. “Jam e lumtur që mbaroi,” tha ajo, duke lënë pas një plagë që e ka shoqëruar për vite.

albnews

albnews

Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result