ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dokumenti tronditës: SHBA vlerëson se Europa po shkon drejt “shuarjes kulturore” 5 minutes ago
Reportazhi i francezëve: Në Sazan, në ishullin e Trampit 8 minutes ago
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Serbia, nuk ka kush ju del zot 1 hour ago
Aktori i famshëm japonez ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare 1 hour ago
Incident në Kuvendin e Mitrovicës, këshilltari nxjerr flamurin serb gjatë betimit të zyrtarëve 1 hour ago
Next
Prev
Home Kosova

Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani kërkohet për një grabitje të armatosur në Kosovë

albnews by albnews
5 December, 2025
in Kosova, UK
0
Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani kërkohet për një grabitje të armatosur në Kosovë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një shtetas nga Kosova, i cili po vuan dënimin në Mbretërinë e Bashkuar për përdhunim, po përballet me kërkesë për ekstradim nga autoritetet tona, lidhur me një grabitje të armatosur të ndodhur shtatë vjet më parë.

Rinor Korqa, 28 vjeç, u dënua në janar të vitit 2024 me 5 vjet e 6 muaj burgim për rolin e tij në një sulm seksual ndaj një gruaje në Havering të Londrës.

RelatedPosts

Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Serbia, nuk ka kush ju del zot

Incident në Kuvendin e Mitrovicës, këshilltari nxjerr flamurin serb gjatë betimit të zyrtarëve

​Unaza romake 1500-vjeçare me lepur u zbulua në Murin e Hadrianit në Britani

Viktima ishte ndarë nga shoqet e saj gjatë një nate jashtë, kur u sulmua nga dy burra, njëri prej të cilëve e përdhunoi ndërsa tjetri e filmoi ngjarjen, shkruan Metro.

Tani, Korqa kërkohet nga drejtësia në Kosovë për një grabitje të armatosur të ndodhur më 22 dhjetor 2017 në rajonin e Prishtinës.

Ai dyshohet se ka hyrë në shtëpinë e familjes Jashari në fshatin Hajvali dhe ka vjedhur një portofol me 1,500 euro, 50 dollarë, një dokument identifikimi, një monedhë ari dhe një telefon.

Gjatë ngjarjes thuhet se ka pasur me vete një armë ose një armë imituese.

Kërkesa për ekstradim është duke u shqyrtuar prej muajsh nga autoritetet britanike, ndërsa vendimi final do t’i takojë Sekretares së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, Shabana Mahmood.

Korqa siç thuhet, ishte arrestuar në Britani mbi bazën e një urdhër-arresti të lëshuar nga Kosova.

Ai ishte dënuar bashkë me Bujar Jasharin, 36 vjeç, në janar të vitit të kaluar në Gjykatën e Snaresbrook.

Të dy u shpallën fajtorë për përdhunim lidhur me ngjarjen e 25 qershorit 2023 në Hornchurch, ku viktima ishte shkëputur nga grupi i saj dhe u sulmua nga dy burrat.

albnews

albnews

Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result