Incident në Kuvendin e Mitrovicës, këshilltari nxjerr flamurin serb gjatë betimit të zyrtarëve

albnews
By
1 Min Read

Një incident ka ndodhur në Kuvendin Komunal të Mitrovicës Veriore.

Një këshilltar lokal ka nxjerrë flamurin tri ngjyrësh serb në seancën ku pritet të bëhet betimi i këshilltarëve lokalë dhe kryetari i zgjedhur nga Lista Serbe, Millan Radojeviç.

Ai që nxori flamurin serb është këshilltari lokal Marko Jakshiç, nga Iniciativa qytetare “Veriu për të gjithë”.

Ndërsa flamuri shtetëror i Kosovës dhe fotoja e presidentes Vjosa Osmani janë të vendosura në sallën e Kuvendit Komunal.

Incident në Kuvendin e Mitrovicës, këshilltari nxjerr flamurin

Në katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, ditën e sotme po zhvillohen seancat konstituive në të cilat kryetarët e rinj nga Lista Serbe do të marrin përsëri pushtetin.

Millan Radojeviq në Mitrovicë të Veriut, Zoran Todiq në Leposaviq, Dragisha Milloviq në Zveçan dhe Millosh Peroviq në Zubin Potok. /A2

Share This Article