Kreu i PD-së, Lulzim Basha para fillimit të protesës tha se Parlamenti në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore i ka mbyllur dyert.
“Mandatet do të digjen sot. Parlamenti në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore i ka mbyllur dyert, sepse nuk është më parlament dhe qeveria, për sot, është larguar”, tha Basha për mediat përpara protestës popullore.