ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Muka, Salianjit: Do mbahesh mend si njeriu që me shkop në dorë ke goditur demokratët që mendonin ndryshe nga ju! 14 hours ago
Full Scan” në Portin e Durrësit/ Kapet me kokainë, armë dhe para, në pranga shoferi i autobusit 14 hours ago
Durrës/ Dy persona gjenden të pajetë, ja çfarë dyshohet 14 hours ago
Tragjedi në Marok, 19 të vdekur pas shembjes së 2 ndërtesave 15 hours ago
Bregdeti britanik mbushet me banane, autoritetet: Mos i hani 15 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Luftimet mes Tajlandës dhe Kamboxhias përshkallëzohen përgjatë kufirit të kontestuar

albnews by albnews
9 December, 2025
in Bota
0
Luftimet mes Tajlandës dhe Kamboxhias përshkallëzohen përgjatë kufirit të kontestuar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Luftimet mes Tajlandës dhe Kamboxhias janë përshkallëzuar përgjatë kufirit të tyre të kontestuar, teksa dy shtetet e Azisë Juglindore thonë se nuk do të tërhiqen nga mbrojtja e sovranitetit të tyre. Me të dyja palët që fajësojnë njëra-tjetrën për rinisjen e përleshjeve të reja një ditë më parë, mbetet e paqartë nëse mund të shpëtohet armëpushimi i brishtë i ndërmjetësuar në korrik nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Ish-udhëheqësi me ndikim i Kamboxhias, Hun Sen, tha se shteti i tij kishte pritur 24 orë për të respektuar armëpushimin dhe për të lejuar evakuimet, para se të niste kundërsulmet natën kundër forcave tajlandeze.

RelatedPosts

Nëse doni të futeni në SHBA do t’iu kontrollojnë postimet në rrjetet sociale për 5 vitet e fundit

Polonia synon të këmbejë avionët sovjetikë me dronët ukrainas

Kryeministri malazez i thotë je mbrapa, Vuçiç: Ballkani të futet bashkë në BE, shqiptarë e serbë

“Kamboxhia ka nevojë për paqe, por Kamboxhia është e detyruar të kundërsulmojë për të mbrojtur territorin tonë”, tha ai përmes një postimi në Facebook, duke shtuar se bunkerët e fortë dhe armët u jepnin forcave kamboxhiane avantazh në mbrojtjen kundër një “armiku pushtues”.

Në Tajlandë, zyrtarë ushtarakë thanë se kishte përleshje në pesë provinca kufitare dhe se një operacion i udhëhequr nga Marina në provincën Trat për dëbimin e ushtarëve kamboxhianë pritej të përfundonte së shpejti. Ata thanë se Kamboxhia po përdorte artileri, raketahedhës dhe dronë që lëshojnë bomba për të sulmuar forcat tajlandeze.

“Tajlanda është e vendosur që të mbrojë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial dhe për këtë arsye masat ushtarake duhet të merren sipas nevojës”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Surasant Kongsiri, në një konferencë për media ku folën edhe zyrtarë të tjerë ushtarakë.

Ministria e Mbrojtjes së Kamboxhias e akuzoi Tajlandën për “veprime brutale dhe të paligjshme”, duke thënë se që nga e hëna janë vrarë nëntë civilë dhe 20 të tjerë janë plagosur rëndë. Zyrtarët tajlandezë thanë se tre ushtarë janë vrarë në luftime dhe 29 persona janë plagosur.

Kryeministri kamboxhian, Hun Manet, djali i Hun Senit, tha mbrëmjen e së hënës se Tajlanda “nuk duhet të përdorë forcë ushtarake për të sulmuar fshatra civile nën pretekstin e rikthimit të sovranitetit të saj”.

Të dy shtetet thanë se kishin evakuuar qindra mijëra njerëz nga zonat kufitare.

Tensionet janë rritur që nga muaji i kaluar, kur Tajlanda pezulloi masat e uljes së tensioneve për të cilat palët ishin pajtuar gjatë një samiti të thirrur nga Trumpi, pasi një ushtar tajlandez u plagos nga një minë tokësore që Bangkoku thotë se ishte vendosur së voni nga Kamboxhia.

Përplasjet e së hënës ishin më të ashprat që nga shkëmbimi pesëditor i raketave dhe artilerisë së rëndë në korrik, kur të paktën 48 persona u vranë dhe 300.000 u zhvendosën, para se Trump të ndërhynte për të ndërmjetësuar një armëpushim.

Në maj, tensionet u rritën pas vrasjes së një ushtari kamboxhian gjatë një përleshjeje, gjë që çoi në një grumbullim të madh trupash në kufi dhe situata u përshkallëzua në përplasje diplomatike dhe përleshje të armatosura.

Tajlanda ka superioritet sa i përket kapacitetit ushtarak krahasuar me Kamboxhian, pasi ka numër më të madh të personelit, buxhet dhe armatim, si dhe avionë luftarakë që kanë kryer sulme ajrore për të mbështetur trupat tokësore.

Tajlanda dhe Kamboxhia për më shumë se një shekull kanë kontestuar sovranitetin në pika të pademarkuara përgjatë kufirit të tyre tokësor të gjatë prej 817 kilometrash. Të dy vendet kanë mospajtime sa u përket tempujve antikë përgjatë kufirit, që kanë nxitur ndjenja nacionaliste dhe shpërthime të herëpashershme të përleshjeve, përfshirë një këmbim vdekjeprurës njëjavor me raketa më 2011./REL 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Muka, Salianjit: Do mbahesh mend si njeriu që me shkop në dorë ke goditur demokratët që mendonin ndryshe nga ju!

Muka, Salianjit: Do mbahesh mend si njeriu që me shkop në dorë ke goditur demokratët që mendonin ndryshe nga ju!

10 December, 2025
Full Scan” në Portin e Durrësit/ Kapet me kokainë, armë dhe para, në pranga shoferi i autobusit

Full Scan” në Portin e Durrësit/ Kapet me kokainë, armë dhe para, në pranga shoferi i autobusit

10 December, 2025
Durrës/ Dy persona gjenden të pajetë, ja çfarë dyshohet

Durrës/ Dy persona gjenden të pajetë, ja çfarë dyshohet

10 December, 2025
Tragjedi në Marok, 19 të vdekur pas shembjes së 2 ndërtesave

Tragjedi në Marok, 19 të vdekur pas shembjes së 2 ndërtesave

10 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result