Vritet një pjesëtar i forcave britanike në një aksident ushtarak në Ukrainë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një pjesëtar i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar u vra në një ‘aksident tragjik’ në Ukrainë derisa po e mbikëqyrte një testim armësh larg vijës së frontit, njoftoi Ministria britanike e Mbrojtjes të martën.

‘Me keqardhje të thellë duhet të njoftojmë se një anëtar i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar ka vdekur në Ukrainë këtë mëngjes’, tha Ministria e Mbrojtjes.

Kjo është hera e parë që një pjesëtar i ushtrisë britanike është vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit të plotë nga Rusia në shkurt të vitit 2022, shtoi ajo.

‘Ai u plagos në një aksident tragjik ndërsa po vëzhgonte forcat ukrainase teksa testonin një armë të re mbrojtëse, larg vijave të frontit’, thuhej më tej.

‘Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen e anëtarit të Forcave tona të Armatosura, i cili fatkeqësisht humbi jetën sot’, tha kryeministri britanik, Keir Starmer, në një deklaratë.

‘Shërbimi dhe flijimi e tij nuk do të harrohen kurrë’, shtoi ai.

Mbretëria e Bashkuar ka thënë më herët se në Ukrainë ndodhet një ‘numër i vogël’ trupash britanike për t’i mbështetur forcat ukrainase.

Një ish-ushtar britanik që po shërbente vullnetarisht në ushtrinë ukrainase u vra larg vijës së frontit në vitin 2023.

Një hetim i një koronari britanik vitin e kaluar arriti në përfundimin se ai u vra nga një ‘bashkëluftëtar’ i tij, gjithashtu vullnetar në forcat ukrainase./ REL

Share This Article