ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kapitali korroziv i arabëve në Ballkan po gërryen efektin e Bashkimit Europian 2 minutes ago
Shqipëria në vendin e 147-të në botë për lindjet, edhe Ballkani po zbrazet 5 minutes ago
Kapitali i huaj “vërshon” në Shqipëri – Pasuritë e paluajtshme përthithin 31% të investimeve 7 minutes ago
Abuzimi me fondet IPARD, BE kërkon 33.5 milion euro mbrapsht nga Shqipëria 18 minutes ago
Euroskeptiku betohet si kryeministër i Republikës Çeke 19 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Euroskeptiku betohet si kryeministër i Republikës Çeke

albnews by albnews
11 December, 2025
in Bota
0
Euroskeptiku betohet si kryeministër i Republikës Çeke
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link


Euroskeptiku i krahut të djathtë, Andrej Babis, i cili bëri fushatë me premtimin për të kufizuar ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe për t’u pë`rqendruar në çështjet e brendshme, është betuar si kryeministri i ri i Republikës Çeke.

RelatedPosts

Zëdhënësja ruse tall ministren e Finlandës

SHBA publikon listën e të rrezikshmëve në pranga, mes tyre 6 shqiptarë

“Amnesty International” akuzon për herë të parë Hamasin për krime kundër njerëzimit

Partia e Babisit, ANO, fitoi zgjedhjet parlamentare në tetor, por nuk arriti shumicën, dhe ka formuar një koalicion me partitë SPD dhe AUTO. Politikani veteran ka shërbyer si kryeministër ndërmjet viteve 2017 dhe 2021, dhe më parë si ministër i Financave dhe zëvendëskryeministër.

Babis, 71 vjeç, falënderoi mbështetësit e tij për besimin që i dhanë partisë së tij në një deklaratë të shkurtër në platformën X.

“Premtoj se do jem një kryeministër që mbron interesat e të gjithë qytetarëve tanë brenda dhe jashtë vendit, dhe që do punoj për ta bërë Republikën Çeke vendin më të mirë për të jetuar në të gjithë planetin,” shkroi ai.

Në fjalimin e tij në Kështjellën e Pragës pas ceremonisë së emërimit, Babis tha se do të përballet me Brukselin jo vetëm për ndihmën ndaj Ukrainës, por edhe për energjinë, TVSH-në dhe tarifat.

Politikani është zotuar se do kundërshtojë politikën e emigracionit të bllokut dhe planet e tij për kufizimin e emetimeve të karbonit.

Babish ka premtuar prej kohësh se do zhvendosë fokusin e qeverisë çeke në çështjet e brendshme, duke kritikuar ndihmën shtetërore për Ukrainën të ofruar nën paraardhësin e tij Petr Fiala, nën të cilin vendi nisi një skemë të madhe ndërkombëtare të prokurimit të municioneve për Kievin.

“Nuk do t’i japim Ukrainës asnjë cent nga buxheti ynë për armë,” tha Babis menjëherë pasi partia e tij fitoi në fillim të këtij viti.

Kryeministri hungarez Viktor Orban, një tjetër kritik i hapur i ndihmës ushtarake për Ukrainën, e uroi Babisin për marrjen e detyrës.

“Një patriot çek i përkushtuar është kthyer në krye,” shkroi ai në X të martën.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kapitali korroziv i arabëve në Ballkan po gërryen efektin e Bashkimit Europian

Kapitali korroziv i arabëve në Ballkan po gërryen efektin e Bashkimit Europian

11 December, 2025
Shqipëria në vendin e 147-të në botë për lindjet, edhe Ballkani po zbrazet

Shqipëria në vendin e 147-të në botë për lindjet, edhe Ballkani po zbrazet

11 December, 2025
Kapitali i huaj “vërshon” në Shqipëri – Pasuritë e paluajtshme përthithin 31% të investimeve

Kapitali i huaj “vërshon” në Shqipëri – Pasuritë e paluajtshme përthithin 31% të investimeve

11 December, 2025
Abuzimi me fondet IPARD, BE kërkon 33.5 milion euro mbrapsht nga Shqipëria

Abuzimi me fondet IPARD, BE kërkon 33.5 milion euro mbrapsht nga Shqipëria

11 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result