ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
PS krijon “policinë politike” kundër nepotizmit, porositë e Ramës për deputetët 2 hours ago
Provokimi i gazetës greke: A ishte Skënderbeu vërtet shqiptar? 6 hours ago
ASSADËT NË RUSI, MES LUKSIT E IZOLIMIT! Pas arratisjes nga Siria, ish-presidenti Bashar al-Assad jeton i izoluar në Moskë 6 hours ago
Avionë në formacion si zogjtë shtegtarë! Metoda e re e fluturimit 7 hours ago
“Pakica nuk shantazhon dot shumicën”, Berisha i përgjigjet Ballës: Me zgjedhjen e Endrit Shabanit shkelmuan çdo mundësi bashkëpunimi 7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Bizneset e Kosovës po vijnë drejt Shqipërisë

albnews by albnews
13 December, 2025
in Albania, Kosova
0
Bizneset e Kosovës po vijnë drejt Shqipërisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në një kohë kur institucionet e Kosovës janë të paralizuara dhe ekonomia përballet me krizën më të rëndë të dekadës, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, në një intervistë për revistën “Monitor”, flet hapur për situatën e vështirë institucionale, rënien e prodhimit vendas, trendin e ikjes së investitorëve, raportet Kosovë–Shqipëri dhe pasojat e mosmiratimit të buxhetit të shtetit.

Ju keni përdorur fjalë të forta si “kolaps institucional” dhe “dështim shtetëror”. Ku e bazoni këtë vlerësim?

RelatedPosts

PS krijon “policinë politike” kundër nepotizmit, porositë e Ramës për deputetët

Provokimi i gazetës greke: A ishte Skënderbeu vërtet shqiptar?

“Pakica nuk shantazhon dot shumicën”, Berisha i përgjigjet Ballës: Me zgjedhjen e Endrit Shabanit shkelmuan çdo mundësi bashkëpunimi

Kosova gjatë vitit 2025 nuk ka pasur as Kuvend funksional dhe as Qeveri të qëndrueshme. Institucionet politike e kanë lënë ekonominë pa mbështetje, pa koordinim dhe pa orientim strategjik.

Ky është dështim i nivelit më të lartë. Pasojat i ndiejnë çdo ditë bizneset, punëtorët dhe qytetarët. Ekonomia nuk mund të presë zgjedhjet e politikanëve – ajo kërkon veprim dhe përgjegjësi të menjëhershme.

Si po ndikon kriza institucionale në ekonominë reale dhe te bizneset prodhuese?

Po ndikon drejtpërdrejt. Importet kanë arritur në mbi 7 miliardë euro në vit, ndërsa prodhimi vendas po bie çdo muaj. Kostot e energjisë janë të papërballueshme dhe mungon çdo politikë zhvillimore.

Prodhuesit po luftojnë për mbijetesë, ndërkohë që shteti nuk ka një strategji industriale që të orientojë zhvillimin afatgjatë. Kjo është pasojë e mungesës së vizionit dhe e luftës politike për pushtet.

Si e shihni trendin e ikjes së investitorëve nga Kosova? Disa prej tyre tashmë janë zhvendosur në Shqipëri, pse po ndodh kjo?

Kjo është një nga dukuritë më shqetësuese të viteve të fundit. Ne po shohim një valë të qartë të largimit të kapitalit nga Kosova drejt vendeve fqinje, veçanërisht drejt Shqipërisë.

Arsyet janë të shumta: mungesa e stabilitetit politik, pasiguria ligjore, procedurat burokratike të tepërta, mungesa e politikave fiskale nxitëse dhe vonesat në infrastrukturë.

Në Shqipëri, bizneset nga Kosova po gjejnë kushte më të favorshme për operim – qasje më të lehtë në portet detare, treg më të gjerë dhe administratë më fleksibile në disa sektorë.

Vetëm gjatë viteve të fundit, mbi 600 kompani nga Kosova kanë hapur degë, fabrika apo seli të dytë në Shqipëri. Kjo tregon se kapitali po ikën jo për shkak të mungesës së patriotizmit ekonomik, por për shkak të mungesës së kushteve për zhvillim në vend.

Nëse nuk ndryshon politika ekonomike dhe nuk krijohet një mjedis i qëndrueshëm për investime, Kosova rrezikon të humbasë jo vetëm kapitalin financiar, por edhe kapitalin njerëzor dhe inovativ që po e mban gjallë sektorin privat.

Interesi për Shqipërinë

Në Shqipëri, bizneset nga Kosova po gjejnë kushte më të favorshme për operim – qasje më të lehtë në portet detare, treg më të gjerë dhe administratë më fleksibile në disa sektorë.

Vetëm gjatë viteve të fundit, mbi 600 kompani nga Kosova kanë hapur degë, fabrika apo seli të dytë në Shqipëri. Kjo tregon se kapitali po ikën jo për shkak të mungesës së patriotizmit ekonomik, por për shkak të mungesës së kushteve për zhvillim në vend.

Ju keni folur shpesh edhe për raportet ekonomike mes Kosovës dhe Shqipërisë. Si i vlerësoni ato sot?

Raportet Kosovë–Shqipëri janë thelbësore për zhvillimin ekonomik të të dy vendeve. Ne kemi bërë përparime të dukshme, veçanërisht në tregti dhe investime.

Vetëm gjatë vitit 2023, shkëmbimet tregtare arritën në rreth 440 milionë euro, një rekord historik.

Portet shqiptare janë bërë destinacion kryesor për eksportet dhe importet e bizneseve kosovare, ndërsa bashkëpunimi në infrastrukturë, transport dhe energji duhet të thellohet edhe më shumë.

Por, për fat të keq, shumë biznese nga Kosova po e zhvendosin kapitalin e tyre drejt Shqipërisë për shkak të kushteve më të favorshme atje.

Ky nuk është një trend i keq nëse shihet si zgjerim rajonal, por është sinjal alarmi që tregon se Kosova po humb konkurrueshmërinë e vet, për shkak të pasigurisë politike dhe mungesës së politikave ekonomike stimuluese.

Kohëve të fundit keni paralajmëruar pasoja serioze për shkak të mosmiratimit të buxhetit të shtetit. Sa i rrezikuar është vendi në këtë aspekt?

Mosmiratimi i buxhetit është çështje shumë e ndërlikuar dhe mund të ketë pasoja të rënda për ekonominë e vendit. Pa buxhet, nuk ka investime publike, as mbështetje për biznese, as zhvillim ekonomik.

Komisionet parlamentare janë bllokuar dhe pa to nuk mund të procedohen projektet buxhetore. Çdo nismë jashtë kornizës ligjore është e pavlefshme. Deputetët e dinë mirë përgjegjësinë e tyre, por edhe presidentja duhet të angazhohet për krijimin e një qeverie funksionale, që mund të propozojë dhe të zbatojë buxhetin ligjërisht.

Kosova tashmë ka hyrë në një proces të ri zgjedhor, me zgjedhje të jashtëzakonshme që do të mbahen në fund të dhjetorit. Si e shihni këtë zhvillim? Çfarë ndikimi do të ketë dhe a prisni ndryshime në skenën politike?

Zgjedhjet e jashtëzakonshme janë pasojë e një bllokade të gjatë institucionale, por njëkohësisht edhe mundësi për rifreskim të skenës politike.

Megjithatë, nga këndvështrimi ekonomik, çdo proces zgjedhor sjell pasiguri, ndalesë të vendimmarrjes dhe vonesa në miratimin e buxhetit e projekteve zhvillimore. Kjo do të thotë se edhe muajt e parë të vitit 2026 do të jenë të humbur nëse nuk formohet shpejt një qeveri funksionale.

Ne si Aleancë e Bizneseve shpresojmë që pas këtyre zgjedhjeve të krijohet stabilitet politik dhe institucione të përgjegjshme që e kuptojnë se prioriteti numër një i vendit është ekonomia, jo betejat partiake.

Nëse pas zgjedhjeve nuk ndryshon qasja ndaj sektorit privat, investimeve dhe prodhimit vendas, atëherë as ndryshimet politike nuk do të kenë kuptim për qytetarët. Bizneset kanë nevojë për siguri, jo për zgjedhje të pafundme.

Çfarë kërkon konkretisht AKB nga institucionet e Kosovës në këtë situatë?

Kërkojmë fund të paralizës institucionale, zgjidhje të menjëhershme të krizës së energjisë, politikë fiskale dhe industriale konkrete dhe angazhim real nga klasa politike.

Shteti nuk mund të kërkojë nga qytetarët të konsumojnë prodhime vendase, ndërkohë që vetë institucionet ua mbyllin dyert prodhuesve të Kosovës.

Çfarë mesazhi përcjell “Java e Bizneseve Kosovare 2025” në këtë periudhë të vështirë për ekonominë e vendit?

Këtë vit po e fillojmë “Javën e Bizneseve të Kosovës 2025” në një situatë tepër të ndërlikuar për ekonominë e vendit. Ky projekt ka tashmë 23 vjet traditë dhe synon të promovojë prodhimet vendase, të rrisë eksportin dhe të nxisë konsumimin e produkteve “Made in Kosova”.

Por, për fat të keq, këtë vit fushata po zhvillohet në një realitet të zymtë: institucionet janë jofunksionale, ekonomia është pa drejtim dhe prodhimi vendas po bie ndjeshëm. Pa një strategji industriale dhe ekonomike, sektori privat është lënë në mëshirë të tregut.

Cili është mesazhi juaj për qytetarët dhe bizneset?

Kosova ka potencial të madh prodhues. Çdo produkt vendas që blejmë është një hap drejt forcimit të ekonomisë sonë. Por për ta mbështetur prodhimin, na duhen institucione funksionale, qeveri e përgjegjshme dhe strategji e qartë ekonomike.

Ftoj qytetarët, institucionet dhe bizneset që të bëhen pjesë e kësaj fushate kombëtare dhe të mbështesin prodhimin vendas – sepse vetëm kështu ndërtojmë një ekonomi të qëndrueshme dhe të pavarur./ Monitor.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

PS krijon “policinë politike” kundër nepotizmit, porositë e Ramës për deputetët

PS krijon “policinë politike” kundër nepotizmit, porositë e Ramës për deputetët

15 December, 2025
Provokimi i gazetës greke: A ishte Skënderbeu vërtet shqiptar?

Provokimi i gazetës greke: A ishte Skënderbeu vërtet shqiptar?

15 December, 2025
ASSADËT NË RUSI, MES LUKSIT E IZOLIMIT! Pas arratisjes nga Siria, ish-presidenti Bashar al-Assad jeton i izoluar në Moskë

ASSADËT NË RUSI, MES LUKSIT E IZOLIMIT! Pas arratisjes nga Siria, ish-presidenti Bashar al-Assad jeton i izoluar në Moskë

15 December, 2025
Avionë në formacion si zogjtë shtegtarë! Metoda e re e fluturimit

Avionë në formacion si zogjtë shtegtarë! Metoda e re e fluturimit

15 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result