Pamjet e ziles së derës kanë kapur momentin kur një shtëpi në Hayward të Kalifornisë shpërtheu. Gjashtë persona u plagosën, përfshirë tre të plagosur rëndë.
Shpërthimi u shkaktua nga një rrjedhje në tubacionin e gazit natyror që zjarrfikësit e kishin ekzaminuar më herët gjatë ditës. Ata u thirrën përsëri pas raportimeve për një shpërthim dhe zjarr.
Të paktën tre ndërtesa në dy prona u “dëmtuan ndjeshëm” dhe një pronë e tretë ngjitur me të tjerat u dëmtua gjithashtu, sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Qarkut Alameda.




