Noka ‘thumbon’ Salianjin pas sherrit në Kryesi: E nisi me bujë si ‘shpëtimtar’ i PD-së, por pas tre javësh kërkon një karrige

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka replikuar në distancë me ish-deputetin Ervin Salianji.

Duke iu përgjigjur komenteve në lidhje me debatet e djeshme në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, Noka përmes një statusi ironik në rrjetet sociale ka ‘thumbuar’ Salianjin.

Noka ka shkruar se Salianji e nisi lëvizjen me bukë si shpëtimtar i Partisë Demokratike, por sipas tij, pa u bërë ende tre javë, e katandisi këtë aksion te kërkesa për një karrige.

“E nisi me bujë si ‘shpëtimtar’ i #PD-së, por pa u bërë tre javë e katandisi te kërkesa për një karrige”, shkruan Noka në rrjetet sociale.

Kujtojmë se ditën e djeshme, në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, pati akuza të ndërsjellta mes Nokës e Salianjit, lidhur me zhvillimet në këtë forcë politike. 

Share This Article