Ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ka paraqitur ankimimin për dënimin e tij me burg në Gjykatën e Lartë.
Goro, i cili u lirua nga burgu më 29 gusht 2025, ka përfunduar një dënim prej 2 vjetësh e 20 ditësh nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Rasti i tij lidhet me një kallëzim nga Fredi Beleri, që e akuzoi se në vitin 2016 i kishte dhuruar pasuesit të tij në krye të Bashkisë, Arqile Bollano, një sipërfaqe prej 4263 metrash katrorë toke.
Sipas Prokurorisë së Posaçme mbi Krimet e Rënda (SPAK), kjo sipërfaqe toke është marrë në mënyrë të paligjshme, pasi Bollano kishte përfituar më parë një sipërfaqe prej 7700 metra katrorë në bazë të ligjit 7501.




