“Ju kam nderuar”, Rama pas samitit të BE: Shpresoj që negociatat të mbyllen brenda 2027, se ju e dini si janë këta…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama tha se samiti i Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor ishte i suksesshëm, për Shqipërinë dhe Kosovën.

“Jemi në kushte siç nuk kemi qenë ndonjëherë, të respektuar maksimalisht, të vlerësuar maksimalisht dhe të mirëpritur maksimalisht në tempullin e Europës politike”, tha Rama përmes një videomesazhi në Facebook.

“Kam mbajtur qëndrimin tim troç, drejt, pa dorashka, sepse siç ua kam thënë miqve dhe kolegëve të BE, unë them atë që mendoj dhe bëj pastaj atë që thonë ata, në sensin që ne detyrat s shtëpisë i bëjmë në mënyrë korrekte.

Hapja e grupkapitujve është për ne inkurajim. Kam përsëritur qëndrimin tim që Komisioni Europian t’i qëndrojnë marrëveshjes për t’i mbyllur negociatat brenda vitit 2027, se ju e dini si janë këta, ndonjëherë i ikin marrëveshjeve, kam theksuar se integrimi i Ballkanit Perëndimor duhet përshpejtuar dhe kam theksuar se ne do të vazhdojmë përpjekjet tona në atë që këta kanë dëshirë dhe zakon t’i përmbledhin te “lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, por është shumë më tepër se kaq. Dhe më vjen jashtëzakonisht mirë t’iu them që edhe një herë tjetër, pa modesti, ju kam nderuar”. 

Share This Article