Dënimi i Salianjit, Jola Hysaj: Po kalojnë dhe xhaxhi Enverin me qëndrimet dhe masat e ndërmarra

albnews
By
1 Min Read

“‘”Ajo ç’ka po ndodh me Ervin Salianjin sot është mesazh i pastër për çdo opozitare, për çdo njeri i cili merr përsipër të denoncoi dhe të thotë të vërtetën.

Termat : “kokë turku” apo “shembull”, kanë kohë që vërtiten në vend .

A është kjo drejtësia?

Nuk është ky mesazh i parë që i përçohet opozitës por është nga më të qartet përpara fushatës elektorale.

Po kalojnë dhe xhaxhi Enverin me qëndrimet dhe masat e ndërmarra, që të sigurohen mirë për çka duan të arrijnë.

Vrasja e së vërtetës nuk mund të jetë kaq e thjeshtë në 2024 pasi është absurde”, shkruan sekretarja per Marredheniet me Publikun ne PD, Jola Hysaj.

Share This Article