Përplasjet dhe kaosi në Kuvend, Bardhi përgëzon kolegët: U ngritën në lartësinë e detyrës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazment Bardhi ka folur pas mbledhjes së grupit të PD dhe përgëzoi kolegët e tij për kaosin e shkaktuar sot në Kuvend. Bardhi tha se nesër do të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

“I shpreh mirënjohjen çdo deputeti që sot u ngrit në lartësinë e detyrës për t’i shërbyer interesit publik, do marrim nesër pjesë në mbledhjen e këshillit të mandateve dhe vota jonë është e qartë, pro drejtësisë dhe pro përgjegjësisë të një zyrtari të korruptuar, të Ramës, që është Belinda balluku, askush nuk mund ta mbyllë korrupsionin e Ballukut në kasafortë.

Dua të dënoj shkeljen e procedurë parlamentare, që ka kryer kryetari i kuvendit. Ky nuk është rasti i parë. Deputetët anëtarë nuk janë njohur me provat, por edhe urdhri i prokurorit nuk i është vënë në dispozicion deputetëve, urdhri nuk ndalon deputetë të njihen me materialet urdhri ndalon të pandehurën Balluku të njihet materialet e sjellura në kuvend dhe Peleshi bën të kundërtën”, tha Bardhi.

Bardhi komentoi dhe zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Endri Shabani i cili u betua mes kaosit.

“Kemi një karagjoz që puth me duar e me këmbëve deputetë duke provokuar opozitën. Rama është krye karagjozi dhe mos prisni emërime të tjera të një niveli të duhur përfaqësimi”, tha Bardhi.

Share This Article