Qipro merr presidencën e BE-së, 2026-ta vit vendimtar për Shqipërinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nën sloganin “për një Europë që qëndron më e fortë dhe më e guximshme në një botë të trazuar dhe në ndryshim”, Qipro ka marrë zyrtarisht Presidencën e Bashkimit Europian.

Prioritet i këtij gjashtëmujori mbetet siguria në kontinentin e vjetër dhe zgjerimi, si një domosdoshmëri gjeostrategjike dhe një investim për të ardhmen e Europës.

Ky gjashtëmujor mbetet i rëndësishëm për Shqipërinë, e cila hyn në këtë vit të ri me të gjithë grupkapitujt e negociatave të hapura, me objektivin për të nisur sa më parë mbylljen e tyre.

Në mesazhin e urimit për homologun qipriot, Presidenti Bajram Begaj shpreh bindjen se Presidenca qipriote do të jetë e fokusuar në procesin e integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e konsideruar këtë një prioritet strategjik.

Ndërsa më herët, Kryeministri Rama rikonfirmoi angazhimin për arritjen e këtij objektivi kombëtar përgjatë këtij mandati.

Share This Article