Ministri i Jashtëm gjerman Johan Vandeful tha sot se Grenlanda i përket Danimarkës dhe se aleanca e NATO-s mund të zhvillojë bisedime për të forcuar mbrojtjen e saj nëse është e nevojshme.
Deklarata erdhi pasi presidenti amerikan Donald Trump përsëriti kërcënimet e tij për të marrë kontrollin e Groenlandës, një perspektivë që ka alarmuar aleatët e NATO-s dhe ka fituar më shumë peshë pasi u realizua kërcënimi i Trump për të rrëzuar udhëheqësin venezuelian Nicolas Maduro.
“Dhe meqenëse Danimarka është anëtare e NATO-s, Groenlanda, në parim, do të jetë nën kujdesin e NATO-s për mbrojtjen e saj. Dhe nëse ka kërkesa të mëtejshme për të forcuar përpjekjet e mbrojtjes që përfshijnë Groenlandën, atëherë ne duhet ta diskutojmë këtë brenda kornizës së Aleancës“, deklaroi ai.
Duke folur me gazetarët në Lituani, Vanderful tha se Gjermania ka pyetje në lidhje me largimin e Maduros dhe theksoi se populli venezuelian duhet të përcaktojë të ardhmen e vendit të tij me zgjedhje të lira dhe të ndershme.

