Reshjet e dendura të dëborës-Bllokohet Rruga e Arbrit pranë tunelit të Murrizit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rruga e Arbrit është bllokuar në afërsi të tunelit të Murrizit si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës dhe qarkullimit të mjeteve pa pajisje dimërore.

Situata ka krijuar vështirësi të mëdha në lëvizjen e automjeteve, me radhë të gjata. Sipas raportimeve të fundit të korrespodentit të RTSH-së, Elvis Hila, mjetet borëpastruese ndodhen në terren dhe po punojnë për pastrimin e aksit dhe rikthimin e qarkullimit normal.

Ndërkaq, autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin udhëtimin pa goma dimërore dhe zinxhirë, si dhe të ndjekin udhëzimet e policisë rrugore.

Nga ana e saj, Policia e Shtetit u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve për kujdes maksimal në rrugë për shkak të kushteve të vështira të motit që është shoqëruar me reshje intensive shiu, breshër dhe dëborë.

Sipas policisë, moti i keq po vështirëson qarkullimin sidomos në zonat malore ku ka ngrica dhe akull, dhe drejtuesit e automjeteve duhet të tregojnë vigjilencë për të shmangur aksidentet.

Për shkak të motit të keq, me reshje shiu, breshëri dhe dëbore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia e Shtetit apelon që drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të tregojnë më shumë kujdes gjatë qarkullimit. Në zonat malore, drejtuesit e automjeteve të kenë me vete mjetet antirrëshqitëse dhe të përdorin goma dimërore. Shërbimet e Policisë po koordinojnë me firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve në të gjitha  zonat ku ka prezencë të breshërit dhe dëborës, me qëllim pastrimin në kohë të rrugëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article