Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani priti në një takim admiralin amerikan të NATO, George M. Wikoff.
Teksa e uroi për detyrën e re në krye të Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO në Napoli, Osmani i tha admiralit Witkoff se Kosova përballet me rreziqe nga aktet destabilizuese të Serbisë.
“Presidentja Osmani konfirmoi përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit me KFOR-in he theksoi se Kosova mbetet një partner i besueshëm, i aftë dhe kontribuues për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, e përkushtuar fuqishëm ndaj vlerave të paqes, demokracisë dhe sundimit të ligjit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Në takim, Osmani gjithashtu kritikoi Serbinë për mungesën e llogaridhënies për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it gjatë protestave në veri të vendit më 2023, ku u lënduan mbi 90 ushtarë të misionit paqeruajtës, si dhe për ngjarjen në Banjskë dhe në kanalin Ibër-Lepenc.

