45 vjet nga vrasja e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, presidentja: Ishte sakrifica e tyre që e trasoi rrugën përpara të popullit tonë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeparlamentari Dimal Basha dhe kryeministri në detyrë bënë homazhe në përvjetorin të 45-të të vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se 17 janari është një prej ditëve më të kobshme për popullin e Kosovës, është dita kur u vranë mizorisht Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Ajo po ashtu tha se në këtë ditë është vrarë edhe Smajl Hajdaraj.

“Një ditë e humbjeve të shumëfishta, por njëkohësisht një ditë e një krenarie të madhe për kombin tonë… Ata u shndërruan në zërin e një populli të robëruar dhe në kohë shumë të rënda rrezikuan gjithçka dhe u shndërruan në flakadanë të lirisë. Ishte sakrifica e tyre që e trasoi rrugën përpara të popullit tonë në mënyrë që ne sot ta gëzojmë këtë shtet për të cilin ata dhanë gjithçka”, tha presidentja.

Share This Article