Aksident tragjik në Itali, ndërrojnë jetë 2 të rinj shqiptarë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur të enjten në provincën e Cuneos, në veri të Italisë, duke shkaktuar dy viktima dhe tre persona të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në rrugën që lidh qytetin Savigliano me Vottignasco, në zonën Gorra.

Sipas autoriteteve italiane, një automjet tip “Jeep”, ku udhëtonin tre të rinj shqiptarë, është përplasur me një kamion. Për pasojë, dy prej të rinjve, rreth 20 vjeç, shqiptarë, kanë humbur jetën në vend, ndërsa personi i tretë është dërguar me ambulancë në spitalin e Saviglianos.

Të plagosur kanë mbetur edhe dy personat që ndodheshin në kamion, banorë të zonës Costigliole Saluzzo. Drejtuesi i mjetit është transportuar në spital, ndërsa gruaja që udhëtonte me të është dërguar me helikopter në spitalin e Cuneos në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit, policia, karabinierët dhe shërbimet e emergjencës, ndërsa po hetohen shkaqet e aksidentit.

Share This Article