Humbja e rëndë 3-0 e pësuar ndaj Brugge dhe eliminimi nga Liga e Kampioneve, pas golit të portierit Trubin të Benficës ndaj Realit të Madridit, rrezikojnë të lënë plagë të thella te Marseja.
Edhe pse skuadra është plotësisht në garë për një vend në zonën Champions në Ligue 1 (Marseja është në vendin e tretë me 38 pikë), e ardhmja e Roberto De Zerbit në pankinë e skuadrës franceze është shumë në dyshim.
Nga të dyja palët, këto orë kanë qenë orë reflektimi, aq sa trajneri italian nuk është paraqitur në seancën stërvitore pas humbjes në Belgjikë.
Stërvitja që është në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen me Paris FC u drejtua nga zv.trajneri, Andrea Maldera.
Kësisoj tensionet te Olimpiku i Marsejës mbeten të larta dhe në vijim mund të vijë edhe ndarja me De Zerbin, diçka që nuk pritej deri para pak orësh
Pas përplasjeve me gazetarët francezë, De Zerbi nuk i kurseu fjalët e ashpra edhe pas humbjes me Brugge. “Unë jam përgjegjësi, por të gjithë duhet të shohim në ndërgjegjen tonë,” – ishin fjalët e trajnerit italian.
Marrë nga Sportmediaset.it

