Torino është përfshirë nga protesta të dhunshme. Mijëra qytetarët dolën në demonstratë duke u solidarizuar me qendrën sociale Askatasuna, e zbrazur nga autoritetet muajt e fundit.
Protesta u shoqërua nga dhunë dhe përplasje me policinë. Protestuesit hodhën gurë në drejtim të policisë, ndërsa këta të fundit u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës.
Një nga automjetet e policisë u përfshi në flakë, ndërsa zjarrfikësit dhe u përpoqën ta shuanin.
Në pamjet e publikuar në rrjete sociale gjithçka duket në kaos, tym e dhunë. Gjithashtu një grup manifestuesish rrethojnë dhe sulmojnë brutalisht një polic, d duke përdorur edhe çekiç.
Organizatorët kishin parashikuar tre tubime të veçanta në Piazza XVIII Dicembre, Porta Nuova dhe Palazzo Nuovo, që më pas u bashkuan në Piazza Vittorio për të vijuar drejt Corso Regina Margherita.

