Studneti i thotë Ramës: Kam prerë biletën për arratisje nga Shqipëria

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e diplomimit të studentëve të mjekësisë në Tiranë.

Ai mbajti fjalën i pari në këtë ceremoni, duke folur për atë çka sipas tij është bërë në sistemin e shëndetësisë. Por, pak pasi nisi fjalën e tij, disa studentë nga salla e Pallatit të Kongreseve e kanë ndërprerë kryeministrin, duke i kujtuar atij largimin e mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria. “Kam prerë biletën për arratisje nga Shqipëria”, u dëgjua një zë nga salla, pastaj pati thirrje në kor “Rama ik”. Por, kryeministri Rama iu kthye me ironi, duke u kërkuar studentëve të tjerë që diplomoheshin “të mjekoni pacientin në sallë.

“Është një individ që merreni dhe jepini shërbimin tuaj sapo të hidhni kapelet. Djalin duhet ta shoqëroni për të marrë shërbimin e shpejt mjekësor. Unë mund t`i përgjigjem dhe kësaj pyetje!” tha Rama.

Share This Article