Humbin jetën në një aksident tragjik në Itali dy të rinj shqiptarë nga Mitrovica- Kosova

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy të rinj shqiptarë nga Mitrovica kanë humbur jetën në një askident tragjik në Itali.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci. Përmes një postimi në rrjetet sociale Peci shkruan se dy të rinjtë Ardian Avdyli 21-vjeç dhe Fidan Peci 27-vjeç kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident.

Postimi:

Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të dy të rinjve mitrovicas, Fidan Peci (27 vjeç) dhe Ardian Avdyli (21 vjeç), të cilët humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku në Itali.

Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Mitrovicës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve Peci dhe Avdyli, miqve dhe të gjithë atyre që i njohën. Humbja e jetëve të reja është dhimbje e madhe për familjet, por edhe për mbarë qytetin tonë dhe Kosovën.

Në këto momente të rënda, jemi pranë jush me mendje dhe zemër, duke ndarë dhimbjen dhe lutjet tona për shpirtin e tyre.

U prehshin në paqe!

Share This Article