Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në vijim të komunikimeve periodike, u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë që ndodhen aktualisht në Iran, si rezidentë apo vizitorë, të vendosen menjëherë në kontakt me Ambasadën shqiptare në Ankara nëse planifikojnë të udhëtojnë drejt Shqipërisë përmes Turqisë, nëpërmjet pikave kufitare tokësore Iran–Turqi.
Sipas njoftimit zyrtar, komunikimi paraprak me Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Ankara është i domosdoshëm për të mundësuar ofrimin e asistencës konsullore dhe për të garantuar koordinimin me autoritetet përkatëse turke, në përputhje me udhëzimet e tyre.
DEKLARATA
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në vijim të komunikimeve periodike, këshillon të gjithë shtetasit shqiptarë që aktualisht janë rezidentë apo vizitorë në Iran dhe planifikojnë të udhëtojnë nga Irani drejt Shqipërisë përmes Turqisë nëpërmjet pikave kufitare tokësore (Iran-Turqi), që të vendosen menjëherë në komunikim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Ankara.
Komunikimi paraprak me Ambasadën e RSH-së në Ankara është i rëndësisë së veçantë dhe i domosdoshëm për të mundësuar asistencën konsullore dhe koordinimin me autoritetet përkatëse turke, sipas udhëzimeve të këtyre të fundit.
Për nevoja të tilla dhe për çdo informacion shtesë mund të kontaktoni Ambasadën e RSH-së në Ankara, në numrat:
+90 (534) 080 37 65
+90 (549) 561 19 85
Si dhe përmes Email: [email protected]
MEPJ është në ndjekje të vazhdueshme të zhvillimeve në rajon dhe do të informojnë në vijimësi qytetarët shqiptarë.


