Rama: SPAK të hetojë privatizimin e 4 hidrocentraleve në kohën e Berishës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama, në fjalimin para Kryesisë së Partisë Socialiste, tha se nëse SPAK kërkon të luftojë korrupsionin, duhet të hetojë 4 hidrocentrale të privatizuara në kohën e Sali Berishës.

“Privatizimi kriminal i 4 hidrocentraleve: Shkopet, Ulëza, Bistrica 1 dhe Bistrica 2 si kthim TVSH-je. Nëse duan të luftojnë korrupsionin, se krimin mesa duket nuk e kanë të lehtë ta luftojnë deri në fund përderisa nuk kanë fuqi të ngrenë akuzë për “21 Janarin”, të shkojnë dhe të marrin dosjen e këtyre 4 veprave të ndërtuara nga populli dhe që i takonin vetëm popullit dhe iu dhanë një kompanie që nuk i kthehej TVSH-ja. Thanë “TVSH-në s’ua kthejmë, por merrni këtë hidrocentralin”, tha Rama, shkruan A2.

“Këta janë sot ata që vijnë vërdallë si qentë e pazarit me flakë nëpër duar dhe me llapën jashtë”, shtoi kryeministri.

Share This Article