Tmerr pranë Akropolit: Burri me thikë plagos dy turistë, arrestohet nga policia greke

Share

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Athinën, pasi dy turistë greko-amerikanë u sulmuan me thikë pranë monumentit të famshëm të Akropolit. Sulmi ndodhi në një rrugë pranë hyrjes së zonës arkeologjike dhe Muzeut të Akropolit.

Sipas policisë greke, një burrë rreth 60 vjeç sulmoi çiftin me thikë. Gruaja pësoi plagë të lehta në këmbë, ndërsa burri u plagos më rëndë në krah pasi ndërhyri për ta mbrojtur atë. Të dy u transportuan me urgjencë në spital.

Autori i dyshuar u arrestua në vendngjarje nga policia. Mediat raportojnë se ai kishte kërcënuar edhe persona të tjerë pranë zonës para sulmit dhe se autoritetet po hetojnë motivin e ngjarjes.

Pavarësisht incidentit, zona e Akropolit vijoi aktivitetin normal dhe nuk u mbyll për vizitorët. Autoritetet greke theksuan se sulme të tilla janë të rralla në vend

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit