Autoritetet indoneziane kanë goditur një sindikatë të rrezikshme ndërkombëtare të trafikimit të qenieve njerëzore, e cila organizonte shitjen e foshnjave drejt Singaporit me pretekstin e adoptimit illegal.
Pas një hetimi të gjerë, gjykata ka dënuar 19 anëtarë të rrjetit — mes të cilëve 18 gra — me dënime me burg që variojnë nga 3 vjet e 4 muaj deri në 7 vjet.
Skema e përdorur nga rrjeti
Sipas hetimeve të policisë, anëtarët e sindikatës shfrytëzonin rrjetet sociale si Facebook për të gjetur nëna shtatzëna ose prindër në situata të rënda ekonomike.
Ata u ofronin prindërve mbështetje financiare dhe mbulimin e shpenzimeve të lindjes, në këmbim të marrjes së fëmijëve menjëharë pas lindjes. Në disa raste, foshnjat u rezervoheshin që kur ishin ende në barkun e nënës.
Për të realizuar kalimin e fëmijëve drejt Singaporit, rrjeti falsifikonte certifikata lindjeje dhe dokumente zyrtare adoptimi.
Dënimi i organizatores
Në krye të kësaj skeme qëndronte Lie Siu Luan (70 vjeç), e njohur me pseudonimin “Lily”. Gjykata e dënoi atë me 7 vjet burg, pasi u provua se kishte udhëhequr organizatën dhe lehtësuar shitjen e të paktën 34 foshnjave.
Autoritetet njoftuan se hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe mbrojtjen e fëmijëve të përfshirë në këtë skemë.


