Në bordin e Air Force One, Trump foli gjithashtu në mënyrë më të përgjithshme rreth luftës. Ai tha se Irani dëshiron të negociojë dhe po përdor inteligjencën artificiale për të përhapur dezinformata, ndërsa paraqiti një front të bashkuar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu:
“Nuk kemi kërkuar kurrë armëpushim, nuk kemi kërkuar kurrë as negociata”
Kur u pyet nëse ishte gati të shpallte fitoren ndaj Iranit, ai tha “nuk ka arsye për këtë” dhe shtoi se SHBA-të kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, kështu që “nëse do t’i linim tani, do t’u duheshin 10 vjet për t’u rindërtuar”.
I pyetur nëse kishte debatuar me Netanyahun, Trump tha: “Jo, ne shkojmë shumë mirë.” Ai tha se do ta quante marrëdhënien e tij me Netanyahun “të jashtëzakonshme”.
Trump tha gjithashtu se çmimet e naftës ” do të fillojnë të bien sapo të mbarojë kjo situatë dhe do të mbarojë shumë shpejt”.


