Ulet sipërfaqja e mbjellë në Myzeqe, pasoja e para nga rritja e çmimit të naftës dhe braktisja e shtetit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ulja e sipërfaqeve të mbjella është pasoja e parë që ka ardhur nga shtrenjtimi i naftës për fermerët e Myzeqesë. Kjo pritet të sjellë një shtrenjtim të produkteve bujqësore, ndërsa fermerët apelojnë për ndihmë nga shteti pasi subvencionet janë të papërfillshme.

Rritja e çmimit të naftës pas nisjes së sulmeve ndaj Iranit, po jep pasojat e para në bujqësinë e vendit. Në Myzeqe, fermerët që kanë sipërfaqe të konsiderueshme të tokave dhe natyrisht makineri bujqësore shprehen se ndodhen në një situatë mjaft të vështirë dhe se edhe ai që mund të mbijetojë do të ulë sipërfaqet e mbjella pasi shpenzimet dalin shumë herë më të larta se të ardhurat nga prodhimet bujqësore dhe blegtorale.

Ndonëse shprehen se marrin subvencione, ata deklarojnë se vlerat janë të papërfillshme.

Kjo situatë pritet të shtrenjtojë akoma më shumë produktet bujqësore dhe blegtorale, ndërsa është goditja e radhës që merr sektori i bujqësisë në vend. 

Share This Article