LSDM dhe BESA nënshkruajnë koalicion parazgjedhor

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lëvizja BESA është partia e parë shqiptare, e cila e ka tejkaluar konceptin e vjetër sipas të cilit votat etnike përdoren si shifër për kalkulime post zgjedhore për pjesëmarrje në koalicione qeveritare, deklaroi sot lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, pas zyrtarizimit të koalicionit parazgjedhor
LSDM dhe BESA për zgjedhjet e ardhshme të parakohshme, të caktuara për më 12 prill.

”Kjo është ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha nga ana e tij Bilall Kasami, pas
nënshkrimit të koalicionit parazgjedhor.

LSDM dhe Lëvizja BESA zyrtarizuan sot marrëveshjen parazgjedhore për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara më 12 prill.

Liderët e dy partive, Zoran Zaev dhe Bilall Kasami i kanë harmonizuar qëndrimet rreth programit dhe listave zgjedhore. Ata kanë nënshkruar edhe deklaratën e rastit për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet e 12 prillit.

Për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut është arritur një koalicion parazgjedhor mes partive maqedonase dhe shqiptare.

Share This Article