FOTO/ Edi Rama takohet më Alex Soros në Barcelonë

albnews
By
1 Min Read

Kryeministri Edi Rama dhe Alex Soros u takuan në Barcelonë gjatë punimeve të samitit “Në Mbrojtje të Demokracisë”.

Fotot e publikuara nga vetë Soros dëshmojnë afrimitetin mes tyre në këtë aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar.

Ky samit mblodhi rreth 3000 të ftuar, mes të cilëve liderë shtetesh, kryetarë bashkish dhe aktivistë të shumtë. Takimi u thirr nga kryeministri i Spanjës dhe presidenti i Brazilit, Lula da Silva, me qëllim organizimin e një lëvizjeje progresiste globale.

Samiti synon të mobilizojë të majtën përballë rritjes së forcave të djathta ekstreme përpara zgjedhjeve të vitit 2024.

Share This Article