Kryeministri Albin Kurti i ka ofruar Partisë Demokratike të Kosovës postin e kryeparlamentarit në këmbim të qëndrimit të deputetëve të tyre në sallë në seancën qe do të mundësonte zgjedhjen e Presidentit.
Kryetari i PDK, Bedri Hamza deklaroi se e kanë refuzuar këtë ofertë dhe se për partinë e tij çështja e Presidentit konsiderohet e mbyllur.
Ndonëse kanë mbetur edhe një javë kohe, në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të zgjedhur presidentin, pas këtij vendimi të PDK dhe të LDK më herët, bëhet e pamundur zgjedhja e kreut të shtetit.
Kjo nënkupton se vendi shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të tretat brenda një periudhe gati njëvjeçare.

