Mbretëria e Bashkuar përkujtoi monarken më jetëgjatë, Elizabetën e ndjerë, në atë që duhej të ishte datëlindja e saj e 100. Për këtë arsye, Mbreti Çarls i Tretë, djali i saj që e pasoi në fron, ndau një mesazh.
“Ajo nuk do të ishte e lumtur në botën e sotme”, theksoi ai duke risjellë në vëmendje një pjesë të trashëgimisë që i la botës: “Siç tha Princesha në fjalimin e saj të parë publik, vetëm 14 vjeç, secili prej nesh mund të bëjë pjesën e vet për ta bërë botën e së nesërmes një vend më të mirë dhe më të lumtur”.
Mbreti kujtoi buzëqeshjen dhe vendosmërinë e nënës së tij në shënimin e momenteve historike për vendin.
“Ne përpiqemi së bashku për një të nesërme më të mirë dhe më të lumtur, të bazuar në paqe, drejtësi, prosperitet dhe siguri”, shtoi Çarlsi i Tretë.

