Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se këtë të premte ka vizituar familjen e Afrim Bunjaku pas dënimit nga Gjykata Themelore e Prishtinës të tre terroristëve të sulmit në Banjskë.
Osmani shkruan se ajo vizitoi familjen me dhimbje por edhe me krenari të thellë. Ajo thekson se sakrifica sublime e Bunjakut është dëshmi e çmimit të lartë të lirisë së Kosovës.
“Në këtë ditë kur u shpall vendimi i parë për agresionin dhe sulmin terrorist në Banjskë, jemi pranë familjes së heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.
Sot i vizitova me dhimbje, por edhe me krenari të thellë. Afrimi ra në krye të detyrës duke mbrojtur shtetin, qytetarët dhe sovranitetin e Republika e Kosovës. Sakrifica e tij sublime është dëshmi e çmimit të lartë të lirisë sonë, të cilën duhet ta mbrojmë çdo ditë. Lavdi e përjetshme”, shkruan Osmani.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar këtë të premte me burgim të përjetshëm, Bllagoje Spasojeviç dhe Vladimir Toliç. Dushan Maksimoviç u dënua me 30 vite. Ata së bashku me persona të tjerë kryen sulmin e armatosur ku humbi jetën Bunjaku.


