Legjenda e Chelsea, John Terry kundër ndihmës për emigrantët në Angli: Paratë tu jepen britanikëve, jo të huajve

albnews
By
2 Min Read

John Terry një nga legjendat e Chelsea pozicionohet kundër ndihmave ekonomike për emigrantët në Mbretërinë e Bashkuar dhe në favor të përdorimit të këtyre parave për të reduktuar taksat e britanikëve.

Ish futbollisti i Bluve të Londrës dhe përfaqësueses angleze, iu përgjigj me një ‘100%’, një postimi të Rupert Lowe, politikan i partisë së djathtë Restore Britain përmes të cilit kërkonte që të huajt të mos lejoheshin të kishin ndihma dhe ata që nuk mund të mbanin veten ekonomikisht të përjashtohen nga vendi

‘Të përdorin këto miliarda të kursyera për të ulur taksat e burrave dhe grave britanike që mbajnë këtë ekonomi. ‘Restore Britain’ do të bëjë pikërisht këtë, të vendosë njerëzit tanë në plan të parë’-shtonte Lowe në postimin e tij që u komentua edhe nga Dennis Wise, i cili edhe ky ka qenë kapiten i Chelsea.

Nuk është hera e parë që Terry pozicionohet në favor të Lowe. Përpara një muaji u përgjigj me një shumë emoji të duartrokitjeve dhe një flamuri të Anglisë një postimi të politikani që këmbëngulte në nevojën për ndalimin e burkës në vend

John Terry që ka luajtur rreth 500 ndeshje me Chelsea dhe 79 me përfaqësuesen angleze, ka qenë kapiten i ‘Tre Luanëve’ në periudhën 2006-2011 kur u akuzua për fyerje raciste ndaj Anton Ferdinand. Federata Angleze e shpalli fajtor për përdroim të gjuhës dhe sjellje abuzive që përfshinte edhe racën dhe u sanksionua me 4 ndeshje pezullim dhe 220 mijë paundë gjobë.

Share This Article