Trump zbardh telefonatën me Putinin: Bisedë shumë e mirë për Iranin dhe Ukrainën

albnews
By
1 Min Read

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi nga Zyra Ovale se zhvilloi një “bisedë shumë të mirë” me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, lidhur me zhvillimet në Iran dhe Ukrainë.

Sipas Trump, Putin kishte shprehur interes për të ndihmuar në menaxhimin e rezervave të uraniumit shumë të pasuruar të Iranit. Megjithatë, presidenti amerikan theksoi se prioriteti i tij mbetet përfundimi i luftës në Ukrainë.

“Do të doja shumë më tepër që ju të përfshiheshit në përfundimin e luftës me Ukrainën,” citohet të ketë thënë Trump.

Deklarata vjen në një kohë tensionesh të vazhdueshme ndërkombëtare, ku përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e konflikteve në Ukrainë dhe çështjen bërthamore të Iranit mbeten në fokus të politikës globale.

Share This Article