U përjashtua nga gara për kreun e PD, Mereme Sela ngre padi: Të pezullohet procesi

albnews
By
1 Min Read

Mjekja Mereme Sela, e cila kishte dorëzuar kandidaturën e saj për të marrë pjesë në zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, ka reaguar me anë të një padie pasi emri i saj nuk është regjistruar në procesin zgjedhor.

Padia e saj i drejtohet Gjykatës së Tiranës, ku nënvizon se procesi zgjedhor brenda partisë po zhvillohet në mënyrë të padrejtë dhe të pabarabartë, duke ngritur pretendime për shkelje të statutit.

Me anë të kësaj, Sela kërkon pranimin e padisë, shpalljen e pavlefshme të skualifikimit dhe rikthimin në garë.

Share This Article