Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seancë solemne me rastin e shënimit të 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Fjalim rasti po mban edhe kryeministri Albin Kurti, që foli gjerë e gjatë për veprën dhe sakrificën e familjes Jashari në marsin e vitit 1998.
“Në 3 ditë e 3 netë të qëndresës heroike, ranë 59 dëshmorë. I lindur në Ditën e Flamurit më 28 nëntor, e i rënë heroikisht më 7 mars në Ditën e Mësuesit, Adem jashari thuhej se ishte i destinuar të bënte histori”, tha Kurti në fillim të fjalimit, raporton Koha.