Zeqirija Ibrahimi në emisionin e mbrëmshëm Click Plus ka folur rreth koalicioneve parazgjedhore. Ai tha se është BDI-ja ajo që ka nisur e para të bëj koalicion parazgjedhor me Lidhjen Social Demokrate që nga zgjedhjet lokale, raporton TV21.
Ibrahimi tha se po të mos ishte LSDM-ja, Bashkimi Demokratik për Integrim do t’i humbiste zgjedhjet lokale si në Çair, Strugë e në disa komuna tjera.
“Duhet tu thuhet shqiptarëve i pari i cili e ka filluar rrugën e bashkëpunimit në koalicione parazgjedhore me LSDM-në është pikërisht BDI-ja. Ju e dini shumë saktë se BDI-ja nuk I fitonte zgjedhjet as në Çair e as në Strugë, pa mbështetjen e LSDM-së. Ata ishin të mençur që nuk dolën me i ngrit duart dhe të thonë se u bëmë bashkë këta tjerët që shkuan sot janë më të paditur”, tha Ibrahimi, duke aluduar në koalicionin parazgjedho LSDM-BESA.