ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video) 6 hours ago
Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama 6 hours ago
Bleta e re ‘Lucifer’ me brirë të ngjashëm me djallin gjendet në Australi 6 hours ago
Policia indiane po shqyrton ‘të gjitha mundësitë’ pas shpërthimit në Delhi që vret tetë persona 6 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Italia në karantinë, emigrantja shqiptare tregon çfarë ndodh realisht me koronavirusin

albnews by albnews
8 March, 2020
in Albania, Bota
0
Italia në karantinë, emigrantja shqiptare tregon çfarë ndodh realisht me koronavirusin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Koronavirusi ka ndryshuar rrjedhën normale të jetesës në shumë shtete të botës. Për Report Tv, Sonila Alushi, aktiviste për të drejtat emigrantëve e cila ndodhet në Bergamo, në një nga “zonat e kuqe, ka dhënë një panoramim të qartë të situatës që është sot në Itali, duke e përshkruar si një ëndërr e keqe që nuk po merr fund.

Ajo që vihet re në të gjithë rrëfimin e saj është vetë-ndërgjegjësimi i italianëve, duke iu bindur të gjithë rregullave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, si një masë për të mbrojtur të gjithë shoqërinë. Normaliteti ka kohë që nuk ekziston, tha Alushi, teksa bën me dije se qytetarët janë vetë-izoluar në shtëpi, dy vendet më të frekuentuara janë supermarketet dhe farmacia, e ndërsa sa i përket maskave, ajo tha se nuk i përdorin pasi nuk janë efektive.

RelatedPosts

Besojeni ose jo – dikush pagoi para sa për një Porsche 911 të ri për një Mustang të vitit 1992

U rrëmbyen dhe u masakruan në Dubai, zbulohen detaje nga vrasja e çiftit rus

Rusia po rekruton kriminelë për sabotim në të gjithë Evropën

Situata është shumë alarmante edhe për faktin që spitalet kanë një mbingarkesë së madhe. Italia është mbyllur në mënyrë hermetik. Kjo është një nga masat më të mëdha që ka pasur Italia në historinë e saj. Normaliteti ka ditë që nuk është më pjesë e qytetit tonë. Pjesa më e madhe e punës është bllokuar, bëjmë vetëm minimumin e brendshëm. Jemi vetëkarantinuar, sidomos në rastet kur jemi pak me grip, që të mos rrezikojmë të tjetër. Duket si ëndërr e keq. Rrugët janë bosh. Lëvizje ka vetëm në supermarkete dhe në farmaci. Mbajmë distancën 1 metër që na është kërkuar. Nuk mbajmë në të shumtën e rasteve, maska, pasi jo vetëm mungojnë, por nuk mbrojnë. Ruajmë higjienën. Për momentin gjendja është akoma e çuditshme. Është një virus që kalon me shpejtësi drite, kështu sa më të izoluar të tjerë, sidomos personat e moshuar apo patologjik, aq më shumë i quajnë ato. të qëndrojmë sa më shumë në shtëpi dhe të mos udhëtojmë. Kam parë që ka pasur udhëtime në Shqipëri dhe të kundërtën dhe do u rekomandoja të mos lëvizin, të ruajmë të sëmurët dhe të moshuarit. Situata është alarmante në spitale, edhe pse ndodhemi në një zonë që ka spitalet më të mira. Urgjenca është plot, po vijnë mjek, me mijëra të punësuar, por kjo nuk e ka qetësuar gjendjen, se shtohet numri i të infektuarve. Mos t’i telefonojmë urgjencës për motive banale”, tha ajo.

Ekziston mundësia që dikush të kalojë këtë virus, pa e kuptuar, rast që sipas Alushit mund të jetë duke ndodhur edhe në familjen e saj. Ajo thotë se pjesa më e madhe e familjes së saj ka shfaqur simptoma të këtij virusi, por që po e kalojnë në mënyrë normale dhe se nuk kanë shkuar tek mjeku pasi nuk kanë pasur shenja agresive.

“Të gjithë familja jonë ka kaluar grip, në këtë moment është e pamundur të konsultohesh me mjekët kur nuk je në simptoma të ekzagjëruara, me një frymëmarrje të vështirë apo temperaturë të lartë, se resurset po përqendrohen tek njerëzit në nevojë. Në rastin tonë, nëse mund të ketë qenë një koronavirus dhe ne po  e kalojmë si shumë të tjerë, po e kalojmë në mënyrë normale nuk kemi nevojë për ndërhyrjen e mjekut, nuk kemi mundësinë që ta verifikojmë që a është ai apo një grip tjetër. Të gjithë jemi në të njëjtën situatë, simptomat janë po ato. Të gjitha japin elementët që mund të jenë ai, por normalisht ka edhe panik dhe psikozë dhe nuk mund të jem e sigurt. Nuk mendoj që jemi imun, megjithatë numra nuk kam dhe nuk jam në gjendje ta konfirmojë apo ta mohojë”, përfundoi Alushi në Report Tv.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video)

Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video)

11 November, 2025
Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama

Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama

11 November, 2025
Bleta e re ‘Lucifer’ me brirë të ngjashëm me djallin gjendet në Australi

Bleta e re ‘Lucifer’ me brirë të ngjashëm me djallin gjendet në Australi

11 November, 2025
Policia indiane po shqyrton ‘të gjitha mundësitë’ pas shpërthimit në Delhi që vret tetë persona

Policia indiane po shqyrton ‘të gjitha mundësitë’ pas shpërthimit në Delhi që vret tetë persona

11 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result