Suspendohet Serie A për shkak të koronavirusit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

E gjithë Italia është shpallur zonë në karantinë dhe Serie A zyrtarisht është suspenduar për një datë të pacaktuar.

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka konfirmuar se nuk guxojnë të lejojnë vazhdimin e kampionatit për shkak të virusit vdekjeprurës, coronavirus dhe me këtë rast, Serie A ndërkrehet me efekt të menjëhershëm.

“S’mund të lejojmë që të vazhdojnë ndeshjet e futbollit, na vjen keq që po e them këtë, por fansat duhet ta kuptojnë”, tha ai.

Ai ndër të tjera tha se do të ndërpritet çdo aktivitet tjetër sportiv.

“E gjithë Italia do të jetë zonë e mbrojtur dhe nuk ka asnjë arsye pse të vazhdojnë të zhvillohen manifestimet sportive. Kemi ndërhyrë dhe kemi rregulluar edhe këtë detaj. Vendimi është në dekretin që po firmos, që pritet të hyjë në fuqi nga nesër paradite. Nuk ka arsye që të vazhdojnë të luhen ndeshjet, pasi në to duhet të marrin pjesë edhe tifozët, që momentalisht e kanë të pamundur”, deklaroi mes tjerash kryeministri Italian.

Share This Article