Pesë të arrestuar për marrje peng të gjykatëses dhe nënës së saj, kërkonin shpërblim në kriptomonedha

Share

Pesë persona janë arrestuar lidhur më  rrëmbimin e një gjyqtareje dhe të nënës së sajnë Francë. Këto shtetase u mbajtën peng për rreth 30 orë, dhe autorët e dyshuar kërkonin shpërblim në kriptomonedha.

Mediat e huaja raportojnë se katër burra dhe një grua janë vendosur në paraburgim.

Arrestimet erdhën pasi u lokalizuan zyrtarja e drejtësisë, 35 vjeçe, dhe nëna e saj 67-vjeçare, të cilat u gjetën në një garazh në rajonin juglindor të Dromës, ndërsa ishin të lënduara.

Ndërkohë, autoritetet vijonin kërkimet për persona të tjerë të mundshëm të përfshirë në ngjarje.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit